Deçani i përgatitur për të shënuar edicionin e 8-të më radhë të festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Komuna e Deçanit, për tri ditë më radhë, do jetë mikpritëse e shumë këngëtarëve nga trojet shqiptare, të cilët do bëhen pjesë e festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, që ju kushtohet rapsodëve të njohur, Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, të cilët ishin detyruar të largohen nga vendi i lindjes së tyre, Lluka e Epërm, për të gjetur strehim në shtetin amë, të Shqipërisë. Ky organizim që do mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ku do të mbahet me 4, 5 dhe 6 Maj (e premte, e shtunë dhe e diel) 2018, e do mbahet në qendër të Deçanit, e që përfundimi i Festivalit do ndërlidhet me përvjetorin e 21-të, të rënies së Heroit të Kombit, Gjeneral Luan Haradinaj.

Duke u bërë pjesë e këtyre ngjarjeve tradicionale në kujtim të luftës heroike të UÇK-së dhe të figurave kolosale të folklorit tonë jeni të mirëseardhur.

Kontrolloni gjithashtu

Policia dhe nxënësit sensibilizojnë qytetarët për sigurinë në trafik në Malishevë

Sot, në Malishevë, u zhvillua një aktivitet i veçantë për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë …