Deçani nderon Friedbert Pflügerin me Çmimin e Heroit të Kombit “Shkëlzen Haradinaj”

 

Me një ceremoni të veçantë të organizuar nga kryetrari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, të martën është pritur Prof. Dr. Friedbert Pflüger ish zëvendësministër (Sekretari i Shtetit) në Ministrinë e Mbrojtjes të Gjermanisë i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj.Sibylle  Pflüger dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në këtë ceremoni i pari i komunës, Rasim Selmanaj tha se Deçani, sot është i nderuar, sepse në mesin  e vet e ka z. Friedbert, një personalitet i shquar për më shumë se dy dekada në fushën e politikes, biznesit, administratës dhe akademisë. Është në traditën e shqiptarëve me e nderu mikun i cili në ditë të vështira ishte në përkrahje të lirisë dhe të shtetit të Kosovës. Për afro një shekull, Gjermania sikur u bë shtëpia e dytë e shqiptarëve. Në shtetin mik të Gjermanisë mijëra shqiptarë gjeten mikpritjen dhe mundësin e punësimit. Në Gjermani gjeten strehim qindra të përndjekur politik nga regjimi i Serbisë. Gjermania bashkë me NATO-n janë pjesë e Lirisë së Kosovës, janë pjesë e shtet-ndërtimit të Kosovës. Ishte lufta e lavdishme  e UÇK-së dhe përkrahja e Gjermanisë dhe e shteteve tjera të NATO-s që sollën lirinë në këtë vend. Kam nderin e veçantë që në emër të qytetarëve të Komunës së Deçanit ta nderoi më Mirënjohje Qyteti Prof. Dr. Friedbert Pflüger tha kryetari Selmanaj duke e nderuar më “Mirënjohje Qyteti’’, Prof. Dr. Friedbert Pflüger

Nga ana tij Pflüger, tha se është shumë i nderuar që gjendet në Deçan për pritjen që iu bë duke falënderuar kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj për çmimin e dhënë. Ai tha se Kosova po ecën me hapa të sigurt drejt sukseseve duke ndare pjesë nga takimi me shqiptarët gjatë luftës në vitin 1998-1999, kur kishte takuar me dhjetëra shqiptarë gjatë asaj kohë. “Kanë kaluar pothuajse 17 vite nga ajo kohe dhe unë shohë një ndryshim, një rini e cila ka vullnet të ec me hapa të sigurt drejt BE-së shohim njerëz të ngritur dhe të arsimuar dhe besoi se ju jeni duke ecur drejt Evropës.

Edhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se me prezencën e tij na ka nderuar Prof. Dr. Friedbert  Pflüger, njëkohësisht edhe nderi që ju bë nga kryetarin Selmanaj është për admirim.

Ndryshe Çmimin Heroi i Kombit “Shkëlzen Haradinaj’’ Prof. Dr. Friedbert  Pflüger ju nda tek Kompleksin memorial Dëshmorët e Kombit në Gllogjan  nga i pari i Komunës z.Rasim Selmanaj dhe Bacë Hilmi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …