Shkolla rinore verore fillon të mërkurën me shumë aktivitete

Komuna e Malishevës, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike të Malishevës, Këshillin e Veprimit Rinor Lokal dhe me Kuvendin e të Rinjve të Malishevës, më datën 24 dhe 25 gusht 2016, do të organizojnë shkollën rinore verore dyditore, në të cilën do të marrin pjesë 45 të rinj.

Kampi do të mbahet në Qendrën e Kompetencës “ Kujtim Krasniqi ” dhe në Qendrën e Rinisë.

Shkolla Rinore Verore hapet të mërkurën në orën 09:30.

Do të zhvillohen këto aktivitete:

Komunikim diseminim, vetëdijesim për mina, bashkëpunim me medie (Kryqi i Kuq)

Vullnetarizmi dhe të rinjtë (MKRS)

Ligjëratë psikologjike (Naim Telaku)

Shfaqje filmash dokumentar me karakter rinor (DOKUFEST)

Shfaqje filmi (Majlind Samadraxha)

Menaxhimi i konflikteve (Nysret Buzhala)

Aktivitete sportive

Mbrëmje rinore

Shëtitje në ujëvarat e Mirushës

Aktivitetet janë përkrahur nga DKRS, MKRS dhe OSCE.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …