leoni

Deçani prinë në regjistrimin e pronave tek të dy bashkëshortët për dallim nga komunat me numër të banorëve të njëjtë

Në Kosovë ka filluar të rritet numri i pronave të regjistruara në emër të dy bashkëshortëve. Kjo rritje pason hyrjen në fuqi të një udhëzimi administrativ të vitit 2015, i cili stimulon regjistrimin e pronave të paluajtshme të përbashkëta në emër të dy bashkëshortëve në regjistrat publikë. Në Komunën e Deçanit nga viti 2015, kur edhe është nxjerrë një vendim për regjistrim të pronës së përbashkët, numri i grave që janë bërë pronare të regjistruara të pronave arrin në 57. Vitin 2015, nga numri i lëndëve çdo e 8-ta palë në kërkesë ka qenë femër. Vitin 2016, e njëjta gjendje ka qenë si në vitin 2015. Vitin 2017 vetëdijesim më i madh, llogaritën të kenë qenë 9.9 për qind. Vitin 2018 çdo e 11-ta palë në kërkesën e tyre kanë qenë me regjistrim të pronës së përbashkët. Ndërsa në vitin 2019, numri total i regjistrimit  të pronës së përbashkët arrin në 57 ku në të shumtën e rasteve ka banesa apo dhuratë trashëgimi nga prindërit. Drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër Agron Muslijaj, tregon se kjo rritje është evidente ne  vitet e fundit , sipas tij, po ndodh falë bisedave  sqaruese dhe stafit të tij me qytetarët për të drejtën e pronës. Fillimisht dua ti falënderoi stafin punues të drejtorisë time thotë Muslijaj, të cilët në vazhdimësi informojnë qytetarët për të drejtat e tyre në këtë raste vetëdijesimi i të dyja palëve që regjistrimi i pronës tek të dy bashkëshortët ka përparësi mbase është pa pagesë.

Brenda  kësaj periudhe kohore janë ber këto regjistrime:

  1. Regjistrimi i pronës në emër të dy bashkëshortëve , sipas Kontratës mbi pasurinë e përbashkët Bashkëshortore -33 Raste

  2. Regjistrimi i pronës në emër të femrave sipas aktvendimit të Trashëgimisë -14 Raste

  3. Regjistrimi i pronës në emër të femrave sipas Kontratës mbi dhurimin -08 Raste

  4. Regjistrimi i pronës në emër të femrave sipas Kontratës mbi blerjen -02 Raste

Total i Regjistrimit ne emër të Femrave -57 Raste

Në numër të përgjithshëm i bie se  nga gjithsejtë 470 ndryshime kadastrale ç’do i 8-i ndryshim kadastral evidentohet në emër të Femrave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …