Dega e PDK-së në Prishtinë vlerëson se nuk ka bazë ligjore për të ndërtuar në zonën e Liqenit të Badovcit

Dega e PDK-së në Prishtinë vlerëson se nuk ka bazë ligjore për të ndërtuar në zonën e Liqenit të Badovcit

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, vlerëson se nuk ka bazë ligjore për të ndërtuar në zonën e Liqenit të Badovcit. Deputetja e kësaj partie, Eliza Hoxha, në një konferencë për media i ka bërë thirrje komunës së Prishtinës që të tregojnë se në cilën bazë ligjore është bazuar për dhënien e pëlqimit. Sipas saj ka mungesë të dokumentacioneve të cilat i kanë ofruar ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Prishtinës rreth kësaj çështje. Madje, ajo tha se në bazë të ligjit kushtet ndërtimore nuk i lëshon Ministria e Mjedisit, por Komuna e Prishtinës, e cila ende nuk ka arritur të krijojë një vizion të qartë se si do ta zhvillojë qytetin. Asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Leutrim Ratkoceri kërkoi që sa më parë të thirret seanca e jashtëzakonshme komunale në të cilën do të diskutohet rreth mbrojtjes së Badovcit

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …