Dega e Tretë e FRLDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ka shpërndarë dhjetë dhurata për dhjetë fëmijët banor të “Shtëpia e Fëmijëve

Dega e Tretë e FRLDK-së, nëPrishtinë, ka shpërndarë 10 dhurata për fëmijët banorë të “Shtëpia e Fëmijëve të Keqtrajtuar”

Dega e Tretë e FRLDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ka shpërndarë dhjetë dhurata për dhjetë fëmijët banor të “Shtëpia e Fëmijëve të Keqtrajtuar”, në Prishtinë. “Ne vendosëm t’i shpërndajmë dhurata për fëmijët në mënyrë që t’i bëjmë të buzëqeshin këtë fundvit. Me të vërtetë e vlerësojmë lart punën e kësaj shtëpie dhe kontributin e tyre që e japin për këta fëmijë. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur të vijmë këtu t’i shpërndajmë këto dhurata”, tha Erina Rrahmani. Ajo tha se, jemi edhe vet të lumtur që e bëmë këtë, sepse ndryshe këta fëmijë nuk do të kishin pasur mundësi të merrnin dhurata të tilla. “Buzëqeshja e tyre tregon se qëllimi ynë u arrit”, shtoi Rrahmani.  Edhe stafi i kësaj shtëpie si dhe vet fëmijët përfitues u ndanë të kënaqur dhe shumë falënderues me këtë gjest tejet human ë këtyre të rinjve të FRLDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …