Deklaratë-Apel: Çështja e Çamërisë është e drejtë, ka ardhur koha të zgjidhet

Deklarata e Komisionerit, J. Hahn, lidhur me çështjen e Çamërisë, vazhdon ta zemërojë grekun Kotzias

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, në një letër të hapur dërguar komisarit për zgjerim, Jonahes  Hahn ka tërheq vërejten për sikur thotë ai, se qasja  e tij për Çamërinë ka të bëjë me një çështje inekzistente. Kocias pretendon se një çështje e tillë është në kundërshtim me funksionimin e komisionit. “Dialogu me palën shqiptare është pjesë e politikës së integrimit dhe afrimit të Shqipërisë me një vend anëtar të Bashkimit Europian. Ai është pjesë e agjendës sonë dhe inkurajohet prej nesh. Dialogu synon gjithashtu forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Shfrytëzoj rastin të përsëris edhe njëherë pozicionin tonë të vazhdueshëm lidhur me këtë çështje. Për Greqinë nuk ekziston çështje çame, e si rrjedhojë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë një çështje të tillë në agjendën greko-shqiptare”, shprehet i zemëruar greku Kocias, në letrën e tij. Kohë më parë Komisari Hahn ka deklaruar se çështja e Çamërisë ekziston dhe Greqia duhet të ballafaqohet me të.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …