Ministri Demolli priti në një takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Ministri Demolli priti në një takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti sot, në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z. Qemal Minxhozi, i cili shoqërohej nga kolonel Ahmet Leka, atasheu ushtarak i mbrojtjes i akredituar për Kosovë.   Ministri Demolli me këtë rast, falënderoi ambasadorin Minxhozi si dhe përmes tij, Qeverinë e Shqipërisë dhe Ministrin e Mbrojtjes për ndihmën e vazhdueshme që Shqipëria dhe Ministria e Mbrojtjes po japin për FSK-në, dhe në veçanti falënderoi ministren Mimi Kodheli për përkrahjen e saj, në të gjitha aktivitet regjionale dhe ato ndërkombëtare, që po bënë për Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në. Ai përshëndeti dhe i uroi detyrën e re, atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, kolonel Ahmet Leka, duke i shprehur besimin për bashkëpunim të dyanshëm të suksesshëm në të ardhmen. Ndërkohë ambasadori,  Minxhozi faënderoi ministrin Demolli për pritjen, si dhe rikonfirmoi edhe një herë vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen në mes dy shteteve dhe dy ministrive.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …