Deklarata politike kontradiktore të përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë për bisedimet e ardhshme

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Beogradit zyrtar kanë dhënë deklarata kontradiktore  lidhur me temat që mund të ngrihen për diskutim në nivelin teknik dhe të kryeministrave, në janar të vitit të ardhshëm.  Pala e Kosovës në bisedime thotë se temat kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve në fushën e lëvizjes së lirë, diplomave dhe kadastrës. Në kuadër të lëvizjes së lirë, të jepet zgjidhje përfundimtare për heqjen e tabelave prova dhe tabelave. Ndërsa drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënës se pas marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, në tavolinën e negocimit duhet të vijnë për t’u sqaruar disa pyetje të tjera, si statusi dhe pronësia e Kishës Ortodokse Serbe, prona publike dhe private serbe, të pagjeturit, njohja e diplomave universitare dhe çështje të tjera. Ai ka akuzuar Prishtinën zyrtare se po refuzon të negociojë për çështje të rëndësishme për serbët e Kosovës dhe Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …