RKL: Qeveria e Kosovës krejt e pafuqishme përballë Manastirit serb të Deçanit

DEKLARATË E PËRBASHKËT E LIDHJES SË HISTORIANËVE TË KOSOVËS “ALI HADRI” DEGA NË DEÇAN DHE SHOQATËS SË INTELEKTUALËVE TË PAVARUR NË DEÇAN

            Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan (LHK “Ali Hadri” dega në Deçan) dhe Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan (SHIP), shprehën të shqetësuar me raportin e datës 13 korrik 2022, të lëshuar nga ana e Organizatës jo-qeveritare “Europa Nostra”, kjo pas vizitës që përfaqësuesit e kësaj organizate bën në Kosovë.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, shprehën të shqetësuar me politikën anti shqiptare të OJQ “Europa Nostra”, e cila me rastin e Manastirit të Deçanit, është vënë në krahë të shtetit serb.

Për ne, edhe me shqetësuese është se përfaqësuesit e kësaj organizate, gjatë qëndrimit disa ditorë në Kosovë, gjithnjë dhe në vazhdimësi janë shoqëruar nga një prift serb dhe kanë lëvizur me një automjet pronë e Kishës Ortodoksë Serbe, të vozitur po nga një prift serb.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, dënojnë fuqishëm tentimin e OJQ “Europa Nostra”, që Manastirin e Deçanit t’a paraqesin si monumente të rrezikuar.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, theksojnë fuqishëm se Manastiri i Deçanit është vendi dhe objekti më i sigurti në Kosovë e Evropë, kur dihet si sigurinë e tij që nga vitit 1999, e bëjnë trupat paqeruajtëse të KFOR-it, trupa ushtarake të Aleancës veri-atlantike- NATO-s.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, i bëjnë thirrje KFOR-it që sa më parë të dal me qëndrim zyrtar rreth sigurisë së Manastirit të Deçanit dhe me ketë rast duhet të përgënjeshtrohet OJQ “Europa Nostra”.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, konsiderojnë së organizata “Europa Nostra”, me insistimin e saj që Manastiri i Deçanit është vendin i rrezikshëm, ka kryer veprim penal, anti realitet dhe si e tillë, ajo e ka humbur kredibilitetin e saj dhe me veprimet e saja ajo meriton të shpallët organizatë non-grata në Kosovë, sepse me vendosjen e Manastirit të Deçanit në vitin 2021, në top 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë, e ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës.

Organizata “Europa Nostra”, nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak, se sa një zëdhënëse e shtetit serb, politikës anti shqiptare të kreut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, i cili është elementi më destabilizues në Kosovë.

Deçan, me 18 korrik 2022

 

 

Kryetari i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan                Drejtori i SHIP në Deçan

               Dr. Shkodran Imeraj                                          MSc., Adem Lushaj

 

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …