Delawie: SHBA-të janë mbështetësit më të ngushtë të Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë

Delawie nuk ka shpjeguar se a ekziston ndokund në botë ndonjë gjykatë që dënon popujt

Ambasadori amerikan, në Kosovë, Greg Delawie në një konferencë për medie ka folur për siç tha ai rëndësinë që ka Gjykata Speciale. Jam këtu për të folur për gjykatën Speciale. Dua të tregoj pse Gjykata Speciale është e rëndësishme dhe pse Amerika po mundohet në fuqizimin e saj. Gjykata Speciale është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara.  Sipas tij Gjykata Speciale nuk do të gjykojë një popull, nuk do të gjykojë luftën e asnjë ushtrie dhe asnjë etnie. “Ajo do të gjykojë rastet individuale”, ka theksuar Delawie, i cili nuk ka shpjeguar se a ekziston ndokund në botë ndonjë gjykatë që dënon popujt, përveç gjykatave të kohës së Hitlerit. Gjykatat në mbarë botën dënojnë individët, grupet, në rastin konkret çlirimtarët e Kosovës, të cilët i ka mbështetur edhe Amerika e kohës së Bill Klintonit, Ollbrajtit, Vesli Klarkut e të tjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …