Kryeministri Kurti udhëton sot në Bruksel për t'u takuar kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut

Delegacionet e Kosovës e Serbisë takohen sot në Bruksel dhe diskutojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani

Delegacionet e  Kosovës dhe të Serbisë takohen sot në Bruksel, ku do të diskutohet lidhur me  zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani. Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë me këtë rast se në radhën e re  të takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të diskutohet edhe për çështjet e hapura, ndërsa nga  zyra e kryeministrit të Kosovës thonë se, temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, ndërkaq “data për takimin e mundshëm për dialogun në nivel politik ndërmjet liderëve varet nga rrjedha e procesit dhe dakordimi për çështjet në nivel kryenegociatorësh”. E ashtuquajtura zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, thotë  se në takimin e sotëm ekipi serb kryesohet nga drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, dhe   tema kryesore e bisedimeve  do të jetë krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Mjekët këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar sepse temperatura sot do të jetë lartë

Java nis me mot të paqëndrueshëm, të premten temperaturat arrijnë deri në 38°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit për javën 27–31 korrik, duke bërë …