Ministria e Mbrojtjes sot mbanë konferencën e fundvitit për media

Ministria e Mbrojtjes, me UN-Women, organizojnë konferencën, me temë: “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë

Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Women, organizojnë konferencën, me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”.  Konferenca do të mbahet sot, me datë 16 nëntor 2021, në Hotel “Emerald” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.  Në këtë ngjarje, përveç përfaqësueseve nga institucionet publike, shoqërisë civile dhe mediave, do të marrin pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe Koordinatorja për zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Me kumtesa të veçanta dhe diskutim të përbashkët do të trajtohet progresi i arritur dhe sfidat, sa i përket përfaqësimit të barabartë gjinor në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu, diskutimet  do të fokusohen në arritjen e përfaqësimit të plotë, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe kuptimplotë të grave në proceset e paqes dhe sigurisë, duke adresuar sfidat në nivele individuale, komunitare dhe institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 maj 2024 bëhet ceremonina e zbulimit të “Pllakës së Nderit” për gjeneral Xheladin Gashin

Më 25 maj 2024 bëhet ceremonina e Zbulimit të “Pllakës së Nderit” për gjeneral Xheladin …