Delegacioni i Ukrainës kërkoi armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus, që po mbahet në Bjellorusi

Delegacioni i Ukrainës kërkoi armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus, që po mbahet në Bjellorusi

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, i ka mirëpritur delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për bisedime duke i siguruar anëtarët e të dy palëve se ata duhet të ndihen plotësisht të sigurt. Siguria e këtij takimi, që po zhvillohet pranë lumit Prpjat i është besuar presidentit bjellorus, Alexander Llukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i Putinit. Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus në Bjellorusi. “Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, thuhet në një njoftim zyrtar. Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit, delegacioni përbëhet nga ministri i Mbrojtjes, Reznikov, këshilltari i Presidentit të Ukrainës Podoliak dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme. Ndërkohë që në orën e fundit është raportuar se nuk janë dëgjuar më sirenat e sulmit ajror në disa qytete të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …