Delegacioni nga Kosova është takuar me përfaqësuesit e Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë

Delegacioni nga Kosova është takuar me përfaqësuesit e Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës i përbërë nga anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka realizuar një vizitë në Shqipëri, duke u takuar me drejtues dhe përfaqësues të organeve të Kuvendit të Shqipërisë, raporton Anadolu shqip. Delegacioni nga Kosova është takuar me përfaqësuesit e Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, ku në fokus të diskutimeve të tyre ishin çështjet e bashkëpunimit mes dy komisioneve, çështjet e sigurisë dhe të tjera. Gjatë fjalës së tij në takim, kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, Nasip Naço, theksoi se çështjet e sigurisë kërkojnë bashkëpunim dhe bashkëveprim të mëtejshëm, sipas tij “sepse sfidat që duhet të punojmë së bashku janë të mëdha”. Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, gjatë fjalës së saj tha se bashkëpunimi ynë në të gjitha fushat ka qenë shumë korrekt , shumë konstruktiv dhe ashtu siç duhet të jetë. “Të gjithë bashkë njëzëri jemi dakord që bashkëpunimi ynë në fushën e sigurisë dhe të inteligjencës duhet të thellohet edhe më tutje. Kur kemi të bëjmë me punën e sigurisë së vendit dhe shërbimit inteligjent tek ne nuk ka ndasi pozitë-opozitë, sepse siguria e vendit i takon sa opozitës aq edhe opozitës”, është shprehur Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Ish komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi ka paraqitur fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore, në Prishtinë

Ish komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi ka paraqitur fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore, në Prishtinë

Ish komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi në fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka …