Denis Mek Shejn, konstaton se Spanja edhe më tej po refuzon të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Ish-ministri i Anglisë për Evropën, Denis Mek Shejn, konstaton se Spanja, e cila nga 1 korriku e këtij viti ka marr drejtimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po refuzon të normalizojë marrëdhëniet me Kosovës si  shtet kyç të Ballkanit Perëndimor.  Spanja është njëra ndër 5 shtetet e unionit që ka qasje të ngurtë ndaj shtetësisë së Kosovës. Ai thotë se  tërë kjo situatë  është bizare për faktin se presidenca e BE-së ka propozuar,  që gjatë periudhës gjashtëmujore të mbahet një takim i nivelit ministror në mes të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor për të analizuar perspektivat e anëtarësimit të rajonit në BE. Presidenca spanjolle e BE-së do të mbajë takim në Ballkanin Perëndimor për të diskutuar zgjerimin. Surreale kur Spanja refuzon të normalizojë marrëdhëniet me një shtet kyç të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar, Denis Mek Shejn.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …