Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon Kosovën dhe Serbinë për plotësimin e njërës prej pikave të marrëveshjes së Uashingtonit

Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon nga Kosova e Serbia, që të vazhdojnë moratoriumin mbi çështjet e njohjes reciproke

Departamenti Amerikan inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me moratoriumin mbi çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike, tha një zëdhënës për Zërin e Amerikës duke u përgjigjur në pyetje lidhur me përvjetorin e parë të marrëveshjes së Uashingtonit, raporton Radio Evropa e Lirë. Dy versione të dokumentit prej gjashtëmbëdhjetë pikash, për palët kosovare dhe serbe, u nënshkruan një vit më parë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump, nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …