Demarkacioni

Deputet të partive opozitare kanë shfaqur shqetësimet e tyre se çka do t’i kërkohet Kosovës për të qenë pjesë e BE-së

Duke u nisur nga kërkesat që po i bëhen Kosovës nga Brukseli zyrtar që ta nënshkruaj marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje nga e cila vendi ynë humb mbi tetë mijë hektar për t’iu mundësuar mandej qytetarëve të Kosovës të mund të lëvizin pa viza nëpër Bashkimin Evropian, deputetë të partive opozitare kanë shfaqur shqetësimin e tyre se çka do t’i kërkohet Kosovës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka theksuar se nëse për liberalizimin e vizave duhet t’i sakrifikojmë disa mijëra hektarë, sa tokë duhet ta humbim në momentin që Kosova të bëhet anëtare e BE-së. Ai ka theksuar më tutje se opozita e ka për obligim që ta mbrojë tërësinë territoriale të vendit. Nuk mund të fajësohet dikush që e mbron këtë tërësi. Kritik ndaj kërkesave që po i drejtohen vendin tonë nga Brukseli zyrtar për ta nënshkruar demarkacionin me Malin e Zi jaë treguar edhe përfaqësues të Vetëvendosjes. Zëdhënësi I saj, Frashër Krasniqi ka theksuar se Kosova është vend që ka përmbushur shumicën e standardeve të kërkuara dhe pas gjithë këtyre, jemi kushtëzuar me territor. Ai ka theksuar më tutje se pushteti është i gatshëm të falë territor të Kosovës, që ta ruajë karrierën politike të presidentit Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …