Brickos

Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët dhe institucionet të përmbahen nga provokimet

Kryetari Hashim Thaçi e quan moment historik për Kosovën miratimin e propozimit për liberalizimin e vizave

Duke komentuar miratimin e propozimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës nga Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ky është një moment historik për Kosovën. Ai ka shkruar në adresën e tij elektronike se miratimi i propozimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian është edhe një dëshmi tjetër e përkrahjes dhe e gatishmërisë së institucioneve të BE-së për heqjen e vizave për qytetarët tanë. I falënderoj eurodeputetët për angazhimin aktiv dhe vlerësimin real të të arriturave tona.
Tani është radha që pa vonesë të veprojmë dhe t’i marrim vendimet ne si Kosovë. E ardhmja evropiane është e vetmja alternativë për Kosovën, ka shkruar kryetari i vendit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …