Bulliqi

Deputeti Shpejtim Bulliqi ka kërkuar takim të ekspertëve për të diskutuar për çështjen e demarkacionit

Eksperti i përcaktimit të kufijve ndërshtetëror, Shpejtim Bulliqi ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që të organizoj një tryezë në të cilën do të ftoheshin ekspert të shquar nga fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me kufijtë ndërshtetëror për të diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi. Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi theksoi më tutje se në këtë takim do të analizohen të gjitha faktet e deritanishme dhe të gjendet një zgjidhje për demarkacionin me Mal të Zi. Ai theksoi më tutje njerëzit që kanë punuar ne Komision, nuk kanë nevojë të fshihen pas Qeverisë së Kosovës. Kërkesa ime është që ju të përdorni autoritetin meqë deri tani nuk kemi gjetur mirëkuptim në asnjë instancë shtetërore dhe këta njerëz kanë përgjegjësi për mospunën e tyre. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se demarkacioni do të shkojë shumë shpejt para deputetëve për votim. Ai shtoi më tutje se deri më tani,  Kuvendi dhe deputetët nuk kanë marrë asnjë material në lidhje me demarkacionin sepse Qeveria nuk ka arritur ta bëjë këtë sapo ta marrim materialin nga qeveria, do t’ua shpërndajmë edhe deputetëve dhe do të organizohet debati jo vetëm me ekspertë por edhe me shoqërinë civile.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …