Deputetë shqiptarë të opozitës nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit të Maqedonisë ku u zgjidh kryeministër, Talat Xhaferi

Parashihet që zgjedhjet parlamentare  në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj, ndërsa zgjedhjet e shtata presidenciale më 24 prill. Deri në formimin e qeverisë së re në fund të qershorit, vendi do të udhëhiqet nga qeveria teknike e kryesuar nga kryeministri Talat Xhaferi. Kjo qeveri kalimtare u zgjodh dje me 65 vota “për” dhe tre “kundër”. Opozita maqedonase ishte në sallë, por abstenoi nga votimi, ndërsa deputetët e opozitës shqiptare nuk morën pjesë fare në seancë, pasi nuk duan që Talat Xhaferi të jetë kryeministër  Talat Xhaferi, dje në fjalimin e tij para deputetëve në seancën plenare të 141-të, tha se për të si mandatar i kësaj Qeverie, “nuk ka dallim nëse është një apo 100 ditë, Qeveri teknike apo kalimtare”.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …