Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 84 vota për kanë miratuar marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 84 vota për kanë miratuar marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 84 vota për kanë miratuar marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime. Sipas këtij Projektligji, pritet të bëhet rehabilitimi i linjës hekurudhore numër 10. Po ashtu, deputetët kanë miratuar marrëveshjen për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë. Kjo marrëveshje u hedhë në votim dy herë pasi që herën e parë nuk pati kuorum, për shkak nga PDK-ja u tha se Ministria e Arsimit veçse e ka filluar miratimin e kësaj marrëveshje. Ky Projektligj ka kaluar me mbi 80 vota për. Kuvendi miratuar edhe rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …