Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të marrin dritën e gjelbër pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 90 vota për dhe 1 abstenim, kanë miratuar funksionimin e komisioneve parlamentare

Edhe pse ishte shtyrë në mungesë të kuorumit, më në fund ka përfunduar e sotme seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën deputetët më 90 vota për dhe 1 abstenim, kanë miratuar funksionimin e komisioneve parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq me tri komisione, aq sa do të ketë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Dy komisione do të udhëhiqen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një nga Nisma Socialdemokrate, një nga Lista Serbe dhe një nga grupi 6+. Theksojmë se në fillim të kësaj seance që nisi në orën 10:00 pati mospajtime nga ana e opozitës për ndarjen e këtyre komisioneve dhe zvogëlimin e tyre nga 16 në 14. Seanca pastaj u ndërpre ku grupet parlamentare së bashku me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani mbajtën mbledhje të Kryesisë. Pas mbledhjes në të cilën për herë të parë që nga zgjedhja e Osmanit në krye të Kuvendit, mori pjesë edhe PDK-ja, u tha se janë dakorduar të votohen Komisionet parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …