Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, unanimisht e kanë dënuar rastin e abuzimit të së miturës nga Drenasi

Deputetët e Kuvendit të  Kosovës, unanimisht e kanë dënuar rastin e abuzimit të së miturës nga Drenasi, e cila dyshohet se është përdhunuar nga një mësues dhe një polic. Deputeti, Elmi Reçica, në emër të nga Grupi Parlamentar i PDK-së, ka thënë se ky rast është shumë i ndjeshëm dhe  kërkuar nga të gjitha autoritetet përgjegjëse të marrin të gjitha veprimet e duhura për ta trajtuar rastin si duhet. Ndërsa në emër të iniciuesit të seancës së jashtëzakonshme për rastin e të miturës nga Drenasi, deputetja e Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se për shkak të dështimit të institucioneve, kanë kërkuar këtë debat. Deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi, ka thënë se ligjet dhe mekanizmat institucional që mbrojnë të drejtat e njeriut në vend, nuk e kanë kryer detyrën e vet dhe ka munguar aderimi i problemeve reale, ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se abuzuesit me nxënësen 16- vjeçare nga Drenasi duhet t’i marrin dënimet maksimale. Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, ka theksuar se shteti ka dështuar që t’i mbroj gratë dhe vajzat nga abuzimet e ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …