Gjykata Speciale

Deputetët e LDK-së dhe të Listës Serbe bashkërisht kundërshtuan amendamentin që kishte të bënte me Specialen

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës,  Memli Krasniqi ka hedhur poshtë deklarimet që përmes një kumtese i ka bërë publike grupi i deputetëve të LDK-së nga një takim parlamentar të Kosovës me deputetë të Parlamentit Europian në Strasbourg. Sipas Krasniqit, i cili foli për medie pas përfundimit më mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Parlamenti i Kosovës bashkëpunon mirë me Parlamentin Europian. Nuk është e vërtetë që qëndrimi i koalicionit qeverisës ka ndikuar që të dështojë miratimi i konkluzioneve të përbashkëta në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës. Kjo ka ndodhur për shkak të qëndrimit të përbashkët të deputetëve të LDK-së dhe të Listës Serb. Ata bashkërisht kanë kundërshtuar amendamentin që ishte të bënte me Specialen. Deputetët e PDK –së vetëm kanë abstenuar gjatë votimit të këtij amendamenti “ ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …