Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Deputetët e partisë në pushtet e kanë pamundësuar sërish krijimin e Komisionit Parlamentar për raportimin e keqpërdorimit të parasë publike

Deputetët e partive në pushtet e kanë pamundësuar për të gjashtën here me radhë krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar i cili do të merrej me raportimet mbi keqpërdorimin e Qeverisë Kurti me paranë publike. Kryetari i këtij komisioni, Rashit Qalaj ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë sqarim me shkrim për mungesën e deputetëve të pozitës. Ne i kemi dërguar një letër Zyrës ligjore të Kuvendit për një interpretim dhe kemi marrë një opinion pa opinion. Opinioni e shton konfuzitetin  dhe nuk sqaron asgjë, vetëm se janë përmendur detyrimet e deputetëve të cilët janë të detyruar të marrin pjesë në komisione. Dyshimet për keqpërdorim, sidomos për grurin dhe vajin janë të bazuara, sepse kemi shumë fakte që do t’i bëjmë publike javën e ardhshme. Mungesa e kolegëve nga Lëvizja Vetëvendosje po e pamundëson funksionimin e këtij komisioni. Në mbledhjen e ardhme do të vendosim nëse do ta bartim këtë çështje në Kuvend ose do të vazhdojmë të tentojmë konstituimin e tij”, tha kryetari i komisionit, Rashit Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …