Pesëqind mijë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për festimin e Ditës së Pavarësisë kanë qenë bosht i debatit, gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të financave publike. Deputetët kanë kërkuar llogari rreth kësaj shume nga zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, i cili ishte ftuar për të sqaruar Raportin e auditimit për menaxhimin financiar dhe kontrollet e borxheve publike për periudhën 2009-2017. Është kërkuar edhe një raport nga Qeveria, në të cilin do të përshkruhej shfrytëzimi i 500 mijë eurove. “Pse gjithë kjo shumë, 500 mijë euro? Pse nuk janë planifikuar më herët kur dihet data e Pavarësisë? Rritja dhjetëfish e shpenzimeve është e pakuptimtë. Çfarë aktivitetesh të tjera janë organizuar pos koncertit të reperëve, dhe sa mund të kushtojë ai? Madje, më e keqja, neve si deputetë ftesa na ka ardhur, jo në emër të kryeministrit, por në emër të bashkëshortes së kryeministrit”, ka thënë, Driton Selmanaj.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin, Hekuran Murati, për deklaratat skandaloze se Kosova është shkatërruar për 20 vjet
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin Hekuran Murati, lidhur me deklaratat se Kosova …