Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj quan mashtrues Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj u ka drejtuar një letër të hapur, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në letër thuhet se  “skenari i radhës i shumicës parlamentare, për kufirin me Malin e Zi, është që ta fusin një fjali në marrëveshjen, se gjoja kufiri mund të korrigjohet edhe pas ratifikimit në Kuvend. Ky është një mashtrim ordiner, sepse në Kuvendin e Kosovës nuk mund të ratifikohet asnjë version tjetër, përpos atij që është ratifikuar në Parlamentin e Malit të Zi. Kjo që po e përgatisin Isa dhe Hashimi, është mashtrimi më i keq i mundshëm. Kufiri duhet të përcaktohet me kritere të tjera, jo vetëm mbi bazën e kadastrave. Asnjë debat mbi parimin kadastral të marrëveshjes për kufirin, nuk mund të prodhojë rezultat tjetër, ka shkruar, deputeti,  Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Takimet “diskrete” Kosovë–Serbi në Zvicër ngrenë pikëpyetje për transparencën

Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës ka konfirmuar se mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe …