Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të procedohet në Kuvend ashtu sikur ka kërkuar BE-ja

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë me dije se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të procedohet në Kuvend ashtu sikur kjo marrëveshje  është arritur më herët. Ai  nuk ka përmendur ndonjë datë të caktuar se kur do të procedohet në Kuvend marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. I pyetur për kërkesat e Bashkimit Evropian që demarkacioni të procedohet para pushimeve, Mustafa ka thënë se do të punojnë ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Evropian por nuk ka saktësuar se i ka apo jo votat koalicionin qeveritar, përderisa procesi i miratimit në Kuvend është shtyrë me muaj të tërë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …