Veseli

Kryekuvendari Veseli, mori pjesë në nënshkrimin e Memorandumit midis MASHT-it dhe ambasadës amerikane

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, për zhvillimin e Programit Fullbrajt, i cili financon shkëmbimin akademik, përkatësisht bursa studimore për studentët nga Kosova në SHBA. Duke e konsideruar këtë ngjarje si shumë të rëndësishme për edukimin në Kosovë, kryeparlamentari Veseli tha se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme, dhe se vetë kjo marrëveshje përbën një dimension të veçantë të këtyre marrëdhënieve. Veseli tha se falë saj, shumë të rinj tanë, kanë mundësinë të kenë qasje dhe studiojnë në institucionet arsimore prestigjioze të ShBA-ve, truallit të demokracisë dhe njëkohësisht, të zhvillimit ekonomik, ndërsa dijen dhe përvojën e fituar në këto institucione, ta investojnë në Kosovë. Kryetari Veseli tha se ky program ofron një mundësi të mirë për të rinjtë tanë që të jenë konkurrues me moshatarët e tyre në vendet perëndimore dhe njëkohësisht, të njihen krenarë me identitetin dhe vendin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …