leoni

Albin Kurti

Deputeti, Albin Kurti ka reaguar kundër ministrit të Bujqësisë, Rikalo, i akuzuar se ka keqtrajtuar shqiptarët gjatë luftës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ministrin e Bujqësisë, Rikalo i cili po akuzohet se ka keqtrajtuar shqiptarët në Lagjen “Dardania”, në Prishtinë, gjatë kohës së luftës. “Ndoshta z. Rikalo më njeh, unë nuk e mbaj mend. E shumta, ka mundësi që z. Nenad Rikalo të ketë qenë pjesëmarrës në konferencën “Drejtimet e reja” që është mbajtur në Grand Hotel në Prishtinë nga 8 deri më 13 korrik 2003”, ka shkruar Kurti. Pse ministri Rikalo më përmend mua, por edhe Shpend Ahmetin e Ilir Dedën, në sqarimin e tij publik? Ka dy mundësi, e të cilat nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para, ai synon ta godasë opozitën duke i bërë argatin qeverisë e sidomos PDK-së, zyrtarë të së cilës nuk çajnë kokën nëse Rikalo ka kryer krime por vetëm se a mund ta dëmtojnë sadopak me ndonjë insinuatë Lëvizjen VETËVENDOSJE!. E dyta, ndoshta përgjegjësia e Rikalos për akuzat e banorëve të lagjes “Dardania” mund të jetë dyshim i bazuar, dhe ai nga paniku po imagjinon fije kashte ku do mund të kapej. Secila nga këto mundësi dhe të dyja bashkë, gjithsesi e rrisin dyshimin në ministrin Rikalo, ka shkruar mes tjerash Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …