Vetëvendosja: Është me rëndësi që kryetari Hashim Thaçi të mos jetë në krye të Grupit të Unitetit

Deputeti, Avdullah Hoti i ka përmendur mos realizimet e premtimeve të shumta nga Vetëvendosja në fushën e arsimit

Deputeti nga radhët e Lidhjes Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka përmendur premtimet e shumta të kryeministrit Albin Kurti në fushën e arsimit dhe mos plotësimin e tyre. Ai ka shkruar se tani që po nis viti i ri shkollor, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka përmbushur premtimet e bërë në fushën e arsimit. Deputeti, Avdullah Hoto ka publikuar listën me premtime të shumta të bëra nga Vetëvendosja, në mesin të të cilave ishte ndërtimi i 160 çerdheve të reja, shujta falas për nxënës, nga klasa e parë deri në të pestën, mbështetja e mësimdhënësve në zhvillimin e vazhdueshëm profesional,.. “Kësaj liste i shtohet edhe dështimi në furnizim me libra në kohë dhe me kosto të ulët, duke pamundësuar nisjen e mbarë të vitit shkollor. Dialogu me sindikatat ka munguar plotësisht, duke pamundësuar përgatitjen e kontratës së re kolektive. Të mos flasim për rishikimin e vazhdueshëm të cilësisë së librave dhe materialeve e qasjeve në mësimdhënie, apo për pajisjen e secilës shkollë me pedagogë, psikologë e stafin tjetër ndihmës për mësimdhënësit dhe nxënësit”, ka shkruar deputeti, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …