Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Deputeti, Besian Mustafa thotë se Qeveria-Kurti është në panik nga humbja e votave, andaj manipulon me shifra ekonomike

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosja për manipulim të shifrave ekonomike, veçanërisht të papunësisë. Sipas Mustafës, qeveria pretendon se papunësia në Kosovë është vetëm 4%, një shifër që ai e konsideron të pavërtetë dhe të pabesueshme. Mustafa argumentoi se qeveria po ndjek këtë strategji për shkak të panikut që po humb vota, bazuar në të dhënat e sondazheve të kompanisë UBO, të cilën ai e quajti një “nëndegë” të Vetëvendosjes. “Një parti që ka fituar me 51% të votave tani manipulon me shifra sepse është në panik,” deklaroi Mustafa. Ai shtroi pyetjen se kush mund të besojë se papunësia në Kosovë është vetëm 4%, duke e quajtur këtë një përpjekje për të mashtruar publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …