leoni

Deputeti, Ferat Shala, kërkoi nga qytetarët e Deçanit që ta votojnë kandidaten e PDK-së për kryetare, Ardiana Qorraj

Deputeti, Ferat Shala, kërkoi nga qytetarët e Deçanit që ta votojnë kandidaten e PDK-së për kryetare, Ardiana Qorraj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,  Ferat Shala, ka kërkuar nga qytetarët e Komunës së Deçanit që ta votojnë kandidaten e PDK-së për kryetare të kësaj komune, Ardiana Qorraj. Ai ka thënë se me Ardiana Qorrajn, Deçani do të jetë komunë më e zhvilluar. Në këtë kontekst, Shala ka thënë se fjalën kryesore në qeverisje dhe vendimmarrje do ta kenë qytetarët e Deçanit. “Ardiana Qorraj, për Deçanin qytet ekologjik dhe destinacion turistik! Për Deçanin që thelbin e zhvillimit do ta ketë ekoturizmin, bujqësinë organike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Për Deçanin që nderon kulturën, historinë dhe traditën. Për Deçanin me ide të reja, energji të re dhe me vizion të ri. Për Deçanin ku sportistët, rinia, bujqit, arsimtarët, mjekët dhe gjithë qytetarët do të kenë fjalën kryesore në qeverisje dhe vendimmarrje. Bashkohuni me programin dhe vizionin e Ardiana Qorrajt, për Deçanin qytet të pastër dhe ekologjik. Bashkë për Deçanin”, ka shkruar Shala

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …