Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur kundër çfarëdo bashkëpunimi të opozitës me Qeverinë Kurti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur kundër çfarëdo bashkëpunimi të opozitës me Qeverinë Kurti. Ai ka kritikuar takimin e Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti, duke konsideruar se  ajo pjesë e opozitës që koketon me qeverinë nuk dallon nga pushteti. Këta që na sollën draft-statutin e asociacionit, që siç e thonë vetë i ngjason një krijese sikurse në Bosnjë, duhet larguar nga pushteti. Ajo pjesë e opozitës që koketon me ta, sot apo nesër, nuk dallon nga ta dhe nuk meriton të mbështetet. Në vend se të kapeshin fort në parimet e dialogut për njohje, të zhvilluara nga qeveria e mëparshme e që respektoheshin nga aleatët, këta e degraduan pozitën e Kosovës në dialog dhe në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar, Avdullah  Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Williams në Hagë: Fonde të kushtëzuara, tensione mes Bukoshit dhe UÇK-së – akuza, dyshime dhe boshllëqe në koordinimin politik të luftës

Rrëfimi i Williams-it, në Hagë hedh dritë mbi një nga pikat më të ndjeshme të …