Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka numëruar disa nga premtimet e Qeverisë dhe mos realizimin e tyre

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka numëruar disa  premtimet e Qeverisë Kurti  dhe mos realizimin e tyre. Ai ndër ato që nuk janë realizuar përmend çerdhet e premtuara, banesat për çifte, njohjet e Kosovës e të tjera. Ato që e karakterizojnë këtë Qeveri  janë migrimi i madh i rinisë, problemet në veri e të tjera. Dy vite të qeverisjes, karakterizohen me numrin e madh të rinisë që ka emigruar, probleme në veri, kaos në energjetikë, mungesë e barnave dhe emigrim i mjekëve, valë të njëpasnjëshme të privatizimit të aseteve të AKP-së, ulje e pagave reale, mungesë e investimeve kapitale, rritje e deficitit tregtar me 1 miliard euro, kthim i Serbisë në partner kryesor tregtar në rajon me 371 milionë euro import, futja e dialogut në udhë pa krye, acarimi i marrëdhënieve me miqtë, protesta të sindikatave dhe ditë të humbura të mësimit, ka shkruar Avdullah Hoti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nga Prishtina në New York, diaspora mobilizohet para verdiktit të Hagës: “Liri për Çlirimtarët”

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të shfaqet më …