Avdullah Hoti: Moratoriumi nuk vlente për njohje të reja ndërkombëtare në Marrëveshjen e Washingtonit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka propozuar tri masa për tejkalimin e krizës ekonomike në vend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka propozuar tri masa për tejkalimin e krizës ekonomike në vend. Hoti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës është shprehur se kriza energjetike, ajo e çmimeve dhe pasiguria botërore e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë janë indikacionet se gjendja ekonomike e qytetarëve në vend është vështirësuar. “Janë tri kriza që kanë përjetuar qytetarët e Kosovës gjatë vitit të kaluar. Kriza energjetike, kriza e çmimeve dhe pasiguria botërore që është shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Të gjithë indikatorët tregojnë se jeta e qytetarëve është vështirësuar, ku nga një vlerësim i afërt tregohet se kostoja e shportës për një familje është rritur nga 25 euro deri 200 euro, prandaj është e pashmangshme që të dizajnohen pako ekonomike si në kohën e pandemisë COVID-19. Vonesat në këtë drejtim do të shtojnë barrën e familjeve”, tha Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …