Eman Rrahmani

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, tregon se pse ka votuar pro komisioni hetimor për rezervat shtetërore

Deputeti i Vetëvendosjes  Eman Rrahmani,  tregon  se pse ka votuar pro komisioni hetimor për rezervat shtetërore. Ai thotë kam votuar për themelimit të komisionit hetimor, pasi mendoj se çdo herë kur opozita kërkon hetim për një çështje, pozita duhet ta mbështesë plotësisht. Është e drejtë kushtetuese e një kërkese të tillë dhe natyrisht është obligative në aspektin moral që të jepet mundësia e hetimit të çdo dyshimi që ka opozita. Ajo është një çështje elementare që duhet të ofrohet në Kuvendin  e Kosovës dhe po besoj që është e rëndësishme, që secilido të jetë hetimi, epilogu, t’i shkohet deri në fund. Besoj që komisioni e jep kontributin e vet rreth zbardhjes së këtij rasti në detaje, çfarëdo qoftë ai. Nuk duhet të pengohen këto iniciativa. Emal Rrahmani tha se nuk është pajtuar me disa deklarime të çështjes së hetimit, por nuk tregoi saktësisht se për cilat deklarata e ka fjalën.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …