Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy serbë të tjerë në veri, si dhe ka konfiskuar sërish arsenal armësh

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy serbë të tjerë në veri, si dhe ka konfiskuar sërish arsenal armësh

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy serbë të tjerë në veriun e vendit dhe ka konfiskuar sërish arsenal armësh. Në njoftimin e policisë thuhet se situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. Policia e Kosovës bën të ditur  operacioni është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar.  Në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh. Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, dy ditë më parë  numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë të pandehur, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …