Demaliaj

Deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj iu ka shqiptuar masa 30 ditë paraburgim

Deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.  Demaliaj është arrestuar të enjten pas deklaratave kundër prokurorit special, Elez Blakaj. Avokati i tij, Arianit Koci ka thënë se vendimi është i pabazë pasi është marrë pa pasur prova. Prokurori, Rexhep Maqedonci sot gjatë ditës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin e AAK-së. Ai  ka kërkuar arrestimin dhe caktimin e masës së paraburgimit edhe për deputetin e Nismës Milaim Zekën i dyshuar gjithashtu për kanosje të një prokurori.

 

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …