Brickos

Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Deputetja, Albulenë Haxhiu, ka paditur QKUK-në dhe Policinë e Kosovës, për shkelje të privatësisë

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulenë Haxhiu, ka akuzuar QKUK-në dhe Policinë e Kosovës, për shkelje të privatësisë, pas publikimit në medie të rëntgenit rreth gazit lotsjellës. Ajo iu ka drejtuar Prokurorisë Themelore të Prishtinës për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, që ka pasuar me  shpifjet kundër saj në opinion nga portalet e e njohura për plasim të gënjeshtrave: “Indeksonline” dhe “Gazeta Express”. Këto dy portale kishin  publikuar rëntgenin, duke shtuar se gazin lotsjellës Haxhiu e kishte fshehur në organet gjenitale. Këto portale  që i financon Qeveria e Kosovës janë paditur muaj më parë për shpifje nga deputetja Haxhiu. Ajo konsideron se ekziston dyshimi i bazuar kundër zyrtarëve kompetentë të QKUK-së e të Policisë së Kosovës se kanë kryer këto vepra penale në drejtim të zbulimit të paautorizuar të informacionit konfidencial; zbulimi i fshehtësisë zyrtare, si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …