Deputetja britanike, Alicia Kearns e ripërserit burimin ushtarak të konfirmuar se armët nga Serbia hyjnë në Kosovë

Deputetja britanike, Alicia Kearns e ripërserit burimin ushtarak të konfirmuar se armët nga Serbia hyjnë në Kosovë

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka ripërseritur se armët nga Serbia po kontrabandohen në Kosovë. Sipas saj këta persona duhet të hetohen nga kush po financohen dhe kush po i organizon. “Burimet ushtarake kanë qenë shumë të qartë me mua se ka armë që po vijnë përtej kufirit. Deklarata e KFOR-it nuk thotë që nuk ka armë matanë kufirit, duke kaluar nga kufiri, nga Serbia dhe Kosova veriore, sepse ata e dinë që ka. Ata kanë folur specifikisht për incidentin e vitit 2022 kur KFOR-it i ishte thënë se armët që kishin ardhur në ambulanca dhe ishin vendosur në kisha. Tash, unë ju besoj shumë njerëzve që kam folur me ta, që kanë qenë në vend të ngjarjes dhe i kanë parë ata vet dhe ne të gjithë e dimë, siç e kemi parë dhunën e tmerrshme ndaj ushtarëve të KFOR-it së fundmi dhe se ka municione duke u sjell në veri të Kosovës”, ka thënë Kearns

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …