Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj kërkon që të ketë unitet mbarë shtetëror për procesin e dialogut Kosovë - Serbi

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj kërkon që të ketë unitet mbarë shtetëror për procesin e dialogut Kosovë – Serbi

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të rrëshqas në nivel teknik. “Konsideroj që përfaqësimi i unifikuar i të gjitha forcave politike në dialog do ta forconte kredibilitetin e Kryeministrit Avdullah Hoti dhe të gjithë delegacionit në bisedime. Ramush Haradinaj kur ishte kryeministër ishte e detyruar që të vendosë tarifë ndaj Serbisë sepse politikat serbe e prolongonin një dialog teknik”. Ajo ka theksuar se prezenca e një përfaqësuesi të AAK-së në dialog është e nevojshme. Por përtej kësaj, Reshitaj, kërkon që të ketë unitet mbarë shtetëror për këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …