Deputjetja e LDK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kundërshton qëndrimin injorues të qeverisë kundër përfaqësuesve të sindikatave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësim për sjelljen e qeverisë kundër  përfaqësuesve të sindikatave. Ajo ka thënë asnjë nga pjesëtarët e qeverisë nuk e ka pritur në takim për të pestën herë, Jusuf Azemin, i cili përfaqëson të punësuarit në sektorin privat. Diskursi i kryeministrit, Albin Kurti dhe i pjesëtarëve të qeverisë karshi sindikatave është i papranueshëm, sidomos nga një parti,  që pretendon të jetë e majtë.  Të gjitha qeveritë kanë pasur problem me sindikatat, por me gjithë punët që kemi pasur i kemi pritur që të diskutojmë, kemi treguar gjendjen buxhetore dhe në shumicën e rasteve ata e kanë kuptuar një situatë të tillë. Kemi diskutuar gjerë e gjatë edhe me sindikatën e punëtorëve të sektorit privat. Sindikalisti, Jusuf Azemi ka kërkuar për të pestën herë të takohet  me pjesëtarët e qeverisë, pasi ai përfaqëson komplet të punësuarit në sektorin privat dhe Qeveria nuk   gjetur kohë asnjë nga pjesëtarët e kabinetit që ta takojë”, ka thënë  deputetja Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …