Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke rikthyer në vëmendje deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në prill të vitit 2023. Deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka publikuar një video nga përballja e Daçiçit me Gërvallën, duke iu referuar pretendimit të diplomatit serb se Gërvalla kishte mbledhur dhe dërguar materiale që kishin ndihmuar në akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. “Ky ka qenë misioni i Donikës!”, ka shkruar deputetja, Ariana Musliu-Shoshi. Ajo ka kritikuar gjithashtu pozitën që Gërvalla mban në institucionet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Klestor Veseli pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e saj

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të …