Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Speciale si një prej goditjeve më të rënda për Kosovën pas përfundimit të luftës dhe shpalljes së pavarësisë. Ai ka vlerësuar se vendimi prekë edhe vetë idenë e çlirimit dhe qëllimin politik të pavarësisë së Kosovës. “Kjo gjykatë, mbi të gjitha, e ka goditur kurrizin e shtetit të Kosovës. Vetë idenë e çlirimit, vetë qëllimin tonë politik të pavarësisë”, ka tërhequr vërejtjen deputeti, Enver Hoxhaj. Ai e ka përshkruar situatën si një prej periudhave më serioze me të cilat është përballur Kosova që nga viti 1999.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
