Christopher Hill

Kristofer  Hill: Jam i zhgënjyer me vendimin e Speciales, avokatët duhet të planifikojnë hapat e radhës

Ish i dërguari Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë–Serbi, diplomati Kristofer Hill, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila ka dënuar ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim. Ai ka deklaruar se është i zhgënjyer me vendimin, dhe ka shtuar se beson se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme. I pyetur për mundësinë e nismave për zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hill ka thënë se kjo është çështje juridike dhe se hapat e ardhshëm duhet t’i përcaktojë mbrojtja. “Jeni duke pyetur një diplomat për një pyetje ligjore dhe do t’ju kërkoja që të flisni më mirë me një jurist të çështjeve të së drejtës ndërkombëtare. Përgjigjja ime është: Nuk e di, vërtet nuk e di. Ajo çka di është nevoja që avokatët e palës mbrojtëse të planifikojnë hapat e tyre të radhës”, ka deklaruar diplomati amerikan, Kristofer Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Klestor Veseli pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e saj

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të …