Ariana Musliu – Shoshi: Deklarimet e kryeministrit nuk janë njëlloj sikurse kur ishte në opozitë dhe fushatë zgjedhore

Deputetja Ariana Musliu- Shoshi kërkon nga Hoti që të raportojë para deputetëve për çfarë do të diskutohet në SHBA

Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi, ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që që paraprakisht të raportojë para tyre për atë që do të diskutohet në takimin në SHBA. “Gjatë tërë kohës është duke na u thënë se në diskutimet që do të ndodhin me 4 shtator, në takimin e organizuar në Washington ndërmjet Kosovës e cila do të përfaqësohet nga Kryeminstri dhe Serbisë e përfaqësuar nga Presidenti se do të përfshihen çështjet ekonomike, siç janë vendet e punës dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike në funksion të paqes ndërmjet dy shteteve. Edhe pak ditë e ky takim do të ndodhë, ndërsa Kuvendi ndodhet në pushim e Kryeministri nuk ka dërguar asnjë kërkesë për seancë që ai të raportojë shkurtimisht për takimin që do të ndodh. Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës. Pikërisht për këtë arsye për ne si deputetë është i rëndësishëm informacioni për këtë takim, sepse cilido diskutim, cilado marrëveshje në fund duhet ta marrë miratimin tonë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …