Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji...

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji…

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, pas përplasjes me kryetarin e këtij komisioni, deputetin e Vetëvendosjes,  Ardian Gola. Të mos e konsumojë kohën për të na  zhvendosur komplet temën për çka jemi mbledhur këtu, pra projektligji për agjencinë e akreditimit dhe ta orientojmë  debatin në këtë projektligj. Çështjet që kanë të bëjnë më KSHC-në janë çështje tjera”, ka deklaruar Gola.  Ky qëndrim i tij i ka nervozuar deputeten e PDK-së.  “Nëse nuk ka mundësi në këso lloj atakimesh të diskutohet me dashamirësi për sfidat që i kemi në proces, pozitë e opozitë, për institucionet publike dhe private në cilësinë e arsimit, atëherë urdhëroni, e keni kohën e duhur dhe të mjaftueshme të bëni çfarë të doni”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, duke u larguar nga salla e mbledhjes, e cila përfundoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë mbledhje ishte paraparë të raportonte ministrja e Arsimit,  Arbëri Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …