Hikmete Bajrami

Deputetja Hykmete Bajrami i ka reaguar ashpër ministrit Hekuran Murati

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar ashpër ministrit të Qeverisë Kurti, Hekuran Murati i cili ka vazhduar të publikoj shifra që sipas tij, tregojnë për investime të mëdha në Kosovë. Deputetja Hykmete Bajrami ka shkruar se është puna ajo që dëshmon për suksesin e një qeverie e jo shifrat e pasakta. “Minister propaganda, Prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qenë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inlfacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23 për qind. Po krenohesh me ivestimet kapitale të komunave, të cilat në vitin 2023 janë 205 milionë euro dhe nga 2017 janë dyfishu, por ju për komuna asnjë meritë nuk e keni, se veç pengesa ju ke bë si me bllokim të mjeteve vetanake si me tatim në pronë. Mjaftë me propagandë se s’po të shitet. Në qeveri të matët puna, jo fjalët” ka shkruar deputetja, Hikmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …